Sport

Challandes nervozohet keq me gazetarët, kjo është deklarata e tij për ‘problemet’ e kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 11 October 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dalur në konferencë për media para ndeshjes me Gjeorgjinë, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zviceran është pyetur nga gazetarët për ‘problemet’ brenda kampit ‘Dardan’.

I nervozuar me këtë pyetje Challandes i’u ka drejtuar gazetarëve duke i’u thënë se ju keni probleme, e jo ne.

-Advertisement-

“A kemi problem. Ku është problemi? Ne kemi problem? Ku? Kemi fituar ndaj Gjeorgjisë, bëmë lojë të mirë ndaj Greqisë, ndaj Spanjës? Ku është problemi? Sepse u mposhtëm nga Suedia? Ju keni probleme. Ne e bëjmë më të mirën. Ndoshta nuk ia dalim. Unë e bëj punën time. Unë marr përgjegjësi për vendimet e mija, por nuk shoh që kemi ndonjë problem”, u shpreh Challandes.

Përballja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera