Challandes: Mezi pres të luajmë në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 11 July 2018
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Ramush Gashi, kanë vizituar sot stadiumin e Qytetit në Prishtinë, aty ku skuadra që ai drejton do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve, që fillojnë në muajin shtator, shkruan GazetaFokus.
Në fakt, Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kësaj gare do ta luajë si mysafire kundër Azebajxhanit në Baku, më 7 shtator, derisa tri ditë më vonë do të jetë mikpritëse e Ishujve Faroe, në stadiumin që tashmë është afër të inaugurohet. Pas vizitës së sotme në stadium Challandes është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë, pasi punimet janë afër finalizimit.
“Jam shumë i kënaqur të jem në shtëpinë time, në stadiumin tonë. Shpresoj të kryhen punët në afatin e paraparë. Është kënaqësi e madhe që do të luajmë në shtëpinë tonë si për lojtarët ashtu edhe për mua. Mezi pres të luajmë në këtë stadium. Jam i sigurt se 12 mijë tifozë të flaktë do të jenë në stadium, ashtu siç na mbështetën në miqësoren kundër vëllezërve tanë nga Shqipëria në Zvicër. Atje ishin mbi 18 mijë tifozë dhe ata ishin lojtari ynë i 12-të, prandaj edhe rezultati nuk na mungojë. Shpresoj se edhe këtu tifozët do të jenë lojtari ynë i 12-të, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka theksuar Challandes.
Sa i përket asaj se sa është e gatshme Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Challandes është shprehur optimist, por ka kërkuar që kjo garë të mos shihet e lehtë.
“Ne i patëm tri ndeshje miqësore dhe në të gjitha patëm rezultate pozitive. Pashë një ekip që mund të bëjë shumë. Nuk pata mundësi t’i shoh të gjithë lojtarët, pasi Valon Berisha ishte i lënduar, derisa disa të tjerë shpresoj ta kem rastin t’i shoh ndërkohë. Por mos të mendojmë se ekipet që i kemi kundërshtarë në Ligën e Kombeve janë të lehta. Sigurisht se do të kemi shumë telashe, por unë besoj në futbollistët e mi dhe sigurisht se do të korrim rezultatet e duhura”, ka shtuar përzgjedhësi i Kosovës.
Tutje ai ka thënë se kualifikimi i Kosovës në Evropian apo Botëror do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por sipas tij ende ka shumë punë për t’u bërë.
“Unë në kokën time e shoh Kosovën të kualifikuar, por në anën tjetër shoh që për të ardhmen e Kosovës duhet punuar shumë në mënyrë që ta bëjmë një kombëtare të fortë. Prandaj, duhet të ecim me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë se Azerbajxhani, Ishujt Faroe e Malta janë ekipe të lehta për t’u kaluar. Duhet angazhim, punë dhe përkushtim në arritjen e objektivave. Detyra ime dhe e stafit tim është që ta përgatisim një gjeneratë për të ardhmen. Kam kontakte me trajnerët e U-19 dhe U-21, pasi atje është e ardhmja e Kosovës”, ka nënvizuar Challandes. /GazetaFokus.

Të tjera
-
Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves flasin për procesin zgjedhor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një ...
-
Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave ...
-
Kurti 120 mijë vota më pak se partia – larg Osmanit, Hamza mbi 135 mijë, Abdixhiku 95 mijë – sa u votuan liderët
Rreth 120 mijë vota më pak sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti, ka marrë lider...
-
OVL-UÇK kërkon nga Specialja raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shpr...
-
Top-pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votav...
-
BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Ital...
-
Hykmete Bajrami siguron 20 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021
Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje ...
-
Krasniqi takohet me Prattipatin: Vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re e stabile
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Pu...
-
BE-ja bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë
Ambasadorët e BE-së ranë dakord të mërkurën për një paketë të 16-të sanksione...
-
Kush është dhjetëshja më e votuar deri tani e LDK-së?
Sipas një liste të publikuar së fundmi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kre...
-
Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Th...
-
67 mijë vota më pak për Arben Vitinë, në 2021 ishte njeriu i tretë më i votuar në listën e LVV-së
Arben Vitia ka humbur rreth 67 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentar...