Lajme

Çfarë urgjence ka Fitore Pacolli, i thërret deputetët në ora 22:10 për t’i shqyrtuar dy projektligje – ftesa iu shkon pas fillimit të takimit

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 05 December 2024

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacoli ka thirrur një mbledhje të “jashtëzakonshme” për ora 22:10.

Ftesa që mban datën 5 dhjetor fton anëtarët e këtij komisioni.

Në agjendë është Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore dhe Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-330 për Inspektoratin Qendror te mjedisit, ujerave, natyrës, ndertimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

-Advertisement-

Nuk dihet se cila është urgjenca e Pacollit për ta ftuar këtë mbledhje në orët e mbrëmjes.

Pacolli ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u raportua se ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci ka dhënë subvencione për familjarë të Pacollit.

Pacolli e Peci këtyre raportimeve iu janë përgjigjur me sulme ndaj mediave.

E njëjta është kryetare e komisionit për Bujqësi, sektor nga i cili kanë përfituar të afërmit e saj, vëllai dhe daja.

Përndryshe, sonte është ftuar edhe seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, të cilën Besnik Tahiri i AAK-së e ka quajtur si “puç parlamentar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera