Lajme

Çfarë t’u them femijëve të mi?

Ilir Morina
Autori: Ilir Morina 10:46 | 02 October 2019

Sot le të kënaqen dhe le të festojnë ata që arritën të më linçojnë, të më bëjnë presion, të më shantazhojnë, të përfitojnë nga puna ime dhe stafit tim.

Më kërkuan t’ua punësoi bashkë partiakët, farefisin, më shkruajn zyrtarisht email të anulimeve të konkurseve jashtligjshëm, më thanë të mos i publikoi. Më bënë presion në projekte, i bënë fitues kompanitë e miqve të tyre dhe përfituan shumë nga to. U bënë shpejt të pasur dhe harruan që kanë të bëjnë me njerëz që e duan Kosovën, ligjin dhe shtetin.

U munduan të më përlyejnë emrin me gjëra të paqena. Sollën situata për ti bindur të tjerët se unë isha ai që kisha kërkuar gjëra që ata tanimë i kishin marrë apo ishin duke i marrë. Dhanë leje të jashtëligjshme, por askush nuk guxoi ti akuzoi.

-Advertisement-

U mbrojtën nga dikush ata. Por jo gjithmonë do ti mbrojë shefi. Do dalin te gjitha në pah. Festoni që më pezulluat nga puna 4 ditë para zgjedhjeve. Me vendime qesharake të pa baza. Por besoni se këto janë jetëshkurtra.

E vërteta do dal shpejt. Mendoni që më keni frikësuar apo izoluar. Ndoshta mendoni që ma keni mbyllur gojën. Mos harroni që do vijë dita kur do të jetë vonë për ju që e molët dhe e volët këtë vend. Lufta për këtë tokë, kontributi në të gjitha fazat dhe edukimi im, një ditë do të ju përmbys. Do ju zë frymën.

Nëse kemi ndonjë hetues dhe prokuror që ka guximin intelektual dhe patriotik, do i shiqoi të gjitha dokumentet e MMPH dhe do të zhytet në baltën e krimit, do ketë punë për shumë hetues dhe për shumë kohë, por ato janë të dukshme.

Një ditë do dalin të gjitha. Jam mësuar të jem i goditur, të kem presion për gjithçka. Do dal edhe këtë herë faqebardhë.

Por çfarë tu them fëmijëve të mi? Çfarë perspektive i pret. Tu them kryeni 30 vite shkollim më eminent evropian dhe të jeni në pozitën time i pezulluar për shume “shkelje”. Tu them merruni me biznes se do keni “përkrahjen” e këtij shteti. Do ju kërkojnë nga 10-20% në çdo projekt. Tu them krijoni jetë në këtë vend të vogël “parajsë”. Ose tu them ikni nga këtu lërnani gjeneratave të nëmura ta vuajmë këtë jetë se kështu na u qenka shkruar.

E falënderoi atë qe po e kërkon votën e qytetarëve se do ta bëjë dritë këtë vende që më “qerasi” vetëm me pezullim. Ai mund të bëjë edhe më zi, sepse është ministër në detyrë dhe faktet a janë në letër apo jo nuk kanë rëndësi. Por kundërfaktet do jenë të fuqishme, sepse ato i kam të renditura. Me firmën e tij. Do vijnë ditë të mira për këtë vend.

Me respekt miqtë e mi!

Unë jam “problemi” i kësaj ministrie dhe qeverie. Dhashtë zoti që njerëzit “problematik” të tjerë të jenë si unë. E ju të mirët vazhdoni. Populli im jepjuani votën sa të mundeni. Se do na liberalizojnë vizat dhe do ikim që të gjithë.

Ju gazetarë të nderuar, mos i gërvishni gjërat, rrëmihni pak më thellë se keni mjaftë për të publikuar.

Unë si gjithmonë, do kërkoi drejtësi me ligj. Besoi se do ia dal sepse jam i sigurt në të kaluarën dhe të ardhmen time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera