Çfarë thotë Bibla për homoseksualizmin dhe kënaqësinë seksuale
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 August 2017
Bibla nuk e ndalon kënaqësinë seksuale, por tregon se është dhuratë nga Perëndia për të martuarit por shpjegon kënaqësitë seksuale, homoseksualizmin etj
Ai i krijoi njerëzit «mashkull dhe femër» dhe pa se ajo që kishte bërë, ishte «shumë mirë». (Zanafilla 1:27, 31) Kur i bashkoi në martesë burrin dhe gruan e parë, Perëndia tha se ata ‘do të bëheshin një mish i vetëm’. (Zanafilla 2:24) Kjo lidhje përfshinte kënaqësinë e intimitetit seksual bashkë me një lidhje të ngushtë emocionale, shkruan www.jw.org.
Bibla e përshkruan me këto fjalë kënaqësinë që provojnë burrat në martesë: «Gëzo me gruan e rinisë sate . . . Gjinjtë e saj të të dehin gjithë kohës. Nga dashuria e saj qofsh vazhdimisht i dalldisur!» (Proverbat 5:18, 19) Edhe Perëndia dëshiron që seksi t’u sjellë kënaqësi grave. Bibla thotë: «Burrat dhe gratë duhet të plotësojnë nevojat seksuale të njëri-tjetrit.»—1 Korintasve 7:3, God’s Word Bible.
Kufizime për kënaqësinë seksuale
Perëndia i rezervon marrëdhëniet seksuale vetëm për të martuarit, siç tregon Hebrenjve 13:4: «Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.» Çiftet e martuara duhet të tregojnë besnikëri dhe të jenë gjithmonë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Ata gjejnë kënaqësi të madhe jo duke rendur pas kënaqësisë së tyre egoiste, por duke zbatuar parimin biblik: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.
Çfarë thotë Bibla për homoseksualizmin?
Që kur i krijoi njerëzit, Perëndia kishte si qëllim që një mashkull dhe një femër të kryenin marrëdhënie seksuale vetëm brenda martesës. (Zanafilla 1:27, 28; Levitiku 18:22; Proverbat 5:18, 19) Bibla i dënon veprimet seksuale mes një burri dhe gruaje të pamartuar me njëri-tjetrin, si veprimet homoseksuale, ashtu edhe heteroseksuale. (1 Korintasve 6:18) Këtu përfshihen marrëdhëniet seksuale, ledhatimet e organeve gjenitale të dikujt tjetër dhe seksi oral ose anal.
Ndonëse Bibla nuk i miraton aktet homoseksuale, ajo nuk e toleron urrejtjen ndaj homoseksualëve ose homofobinë. Përkundrazi, të krishterët nxiten ‘të respektojnë çdokënd’.—1 Pjetrit 2:17.
A mund të lindë dikush homoseksual?
Bibla nuk flet drejtpërdrejt për shkaqet biologjike të dëshirave homoseksuale, megjithëse ajo e pranon se të gjithë lindim me prirjen për të shkuar kundër urdhërimeve të Perëndisë. (Romakëve 7:21-25) Megjithatë, Bibla nuk përqendrohet te shkaku i dëshirave homoseksuale, por ndalon aktet homoseksuale.
Si t’i pëlqesh Perëndisë edhe nëse ke nxitje seksuale ndaj të njëjtit seks?
Bibla thotë: «Mos iu nënshtroni trupit tuaj. Mbytni çdo dëshirë për seksin e llojit të gabuar.» (Kolosianëve 3:5, Contemporary English Version) Që të mbytësh dëshirat e gabuara, të cilat çojnë në veprime të gabuara, duhet të mbash nën kontroll mendimet. Nëse e mbush mendjen rregullisht me mendime të pastra, mund t’i largosh më kollaj dëshirat e gabuara. (Filipianëve 4:8; Jakovi 1:14, 15) Edhe pse në fillim mund të jetë luftë e vërtetë, më pas bëhet më e lehtë. Perëndia premton se do të të ndihmojë ‘të rinohesh në forcën që vë në veprim mendjen tënde’.—Efesianëve 4:22-24.
Të njëjtën luftë hasin edhe miliona të tjerë me dëshira heteroseksuale të cilët duan të ndjekin normat e Biblës. Për shembull, ata që janë beqarë pa shumë mundësi për t’u martuar ose ata që janë të martuar me dikë që s’është në gjendje të kryejë marrëdhënie seksuale, zgjedhin t’i mbajnë nën kontroll nxitjet seksuale pavarësisht nga tundimet që mund të hasin. Ata mund të jetojnë të lumtur. Edhe ata që kanë nxitje seksuale ndaj të njëjtit seks, mund të jenë të lumtur nëse duan vërtet t’i pëlqejnë Perëndisë.—Ligji i përtërirë 30:19. /arbresh.info
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...