Lajme

Çfarë thonë qytetarët serbë që po pajisen me fletëdeklarime kur po hyjnë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 01 August 2022

Qytetarët serbë që po ia mësyjnë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare po vazhdojnë të pajisen me fletëdeklarime për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.

Qytetarët serbë duke hyrë në Kosovë, thanë për KosovaPress se vendimet për fletëdekalrime si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë janë keqtrajtim për të dy popujt dhe një budallallëk.

“Të gjithë qytetarët, shqiptarët dhe serbët pësojnë, kjo nuk është në rregull, është një budallallëk, të them të drejtën, keqtrajtimi i popullit, nuk e shoh qëllimin e kësaj, është thjesht inat”, tha qytetari serb duke hyrë në Kosovë.

-Advertisement-

Një qytetar tjetër, tha se pajisja me fletëdeklarim për të hyrë në Kosovë nuk është një problem i madh për të.

“Nuk ka problem, nuk është problem për mua, çfarë të them tjetër, edhe kjo do të zgjidhet brenda dy ditëve. Unë nuk jam ai qe duhet te vendos për këtë, jam thjesht një njeri qe udhëtoj këtu, punoj dhe jetoj këtu, andaj nuk di çfarë te them, unë nuk merrem me politikë, kam lindur këtu poshtë, unë jetoj atje poshtë, tani dikush tjetër do ta vendosë. Unë me të vërtetë nuk kam asnjë problem me këtë”, tha ai.

Kosova mëngjesin e së hënës ka filluar reciprocitetin për letërnjoftime ndaj Serbisë. Qeveria e Kosovës është zotuar se ky vendim do të shtyhet deri më 1 shtator, mirëpo fillimisht duhet të largohen barrikadat në veri të Kosovës./kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera