Lajme

Çfarë do të ndodhë me Piramidën e famshme në Tiranë? Ja plani i Veliajt

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 30 June 2017

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sot ka rrëfyer planin e Bashkisë Tiranë për Piramidën.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në Neës24, Veliaj tregoi se piramida do të kthehet në një qendër të madhe arti ku në fokus do të ketë artistët e rinj.

Ai tha se bashkëpunimi me arkitektët holandezë është në proces detajimi dhe se kjo godinë do t’i kthehet shumë shpejt qytetarëve.
“Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj.

-Advertisement-

Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar.

Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre. Do ketë dhe një kullë vrojtimi.

Projekti tjetër është kopshti zoologjik, fëmijët do kenë një hapësirë fantastike. Do jetë një xhevahir, do bashkohet me kopshtin botanik me një tunel, që tashmë është hapësirë e vdekur,” tha Veliaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera