Sport

Çfarë do të ndodhë me La Ligan? Përgjigjet Presidenti i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 27 October 2017

Çfarë do të ndodhë me sportin pasi Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë? A mund të luajnë Barcelona, Girona e Espanyol në liga të tjera? A rrezikojnë të luajnë madje edhe në La Liga?

Kërkesës së Mariano Rajoy drejtuar Senatit për të vendosur kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, qeveria rajonale katalanase iu përgjigj me mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e fshehtë për deklaratën e Pavarësisë.

Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

-Advertisement-

70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.

Por, pas pavarësimit të Katalonisë nuk do të thotë se ekipet e tyre mund të garojnë ku të duan dhe procesi është i gjatë nëse krahasohen me situata e tjera të ngjashme ku nuk ka njohje ndërkombëtare, të cilën Katalonia nuk e ka aktualisht, raporton Marca.

Presidenti i Barcelonës kishte thënë ditë më parë se klubi dëshiron të vazhdojë të luajë në La Liga dhe pranimi i një Katalonie të pavarur në botën e futbollit është aktualisht e pa pranueshme në FIFA, të cilët vendosin se cilat federata janë të lejuara të luajnë.

Nëse e shikoni futbollin dhe sportet e tjera atëherë mundësia që federata e reja të pranohen nga një ditë në tjetrën mund të marr deri në gjashtë vite, vijon më tej e përditshmja spanjolle Marca.

Nuk ka asnjë mënyrë që Barcelona, Espanyol apo edhe ndonjë skuadër tjetër e La Ligas të përjashtohet menjëherë nga garat dhe gjithçka pritet të jetë sikurse që është tani.

Situata do të ndryshonte nëse federata katalunase do të merrte status të ri ligjor dhe përderisa kjo nuk ndodh dhe duhen gjashtë muaj, atëherë situata do të ndryshojë.

Kjo pasi ligji spanjoll nuk lejon që ekipet e vendeve të tjera të marrin pjesë në kampionatet e tyre, përveç Andorrës.

Qeveria nuk ka plane për të ndryshuar ligjin dhe do të qëndrojë kështu siç është  dhe federatat e reja nën pavarësi do të përjashtoheshin, në këtë rast edhe klubet si Barcelona, Espanyol dhe Girona.

Në nivel ndërkombëtar nuk do të kishte pranim automatikisht dhe do të duheshin vite që ato të pranoheshin.

Në Ligën e Kampionëve, ekipet që marrin pjesë duhet të plotësojnë disa kërkesa të përcaktuara nga UEFA, por janë federatat kombëtare që zgjedhin ekipet fillimisht përmes suksesit të tyre sportiv.

Klubet duhet të kenë sukses të caktuar në një kampionat që të marrin pjesën në gara ndërkombëtare.

Aktualisht vëmendja është te ndeshja Girona (ekip katalonas) – Real Madrid (ekip spanjoll), se si do të shkojë ajo, që do të zhvillohet të dielën, dy ditë pasi 70 deputetë votuan pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Është numri një i La Ligas, Javier Tebas, ai që ka konfirmuar për AS se sfida do të zhvillohet ashtu siç është paraparë dhe nuk beson se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të paraqesë ndonjë probleme.

Ai ka thënë AS se për këtë sfidë siguria do të jetë në nivelin e duhur.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera