Lajme

Çfarë rëndësie kanë qytetet që Wagneri thotë se po i kontrollon?

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 24 June 2023

Grupi mercenar rus Wagner pretendon se i kontrollon të gjitha objektet ushtarake në qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe ka raportime se i kontrollon edhe zonat ushtarake në Voronezh – qytet më në veri të Rusisë.

Rostov ka qenë tejet i rëndësishëm prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ai gjendet në kufi me Ukrainën, andaj ka shërbyer si baza kryesore për komandën jugore të ushtrisë së Rusisë.

-Advertisement-

Ky qytet i ka rreth 1 milion banorë.

Trupat ruse shpesh stacionohen aty, para se të dërgohen në Ukrainë.

Voronezh – një tjetër qytet rus jo shumë larg kufirit ukrainas – e ka gati madhësinë e njëjtë sa Rostovi.

Ky qytet gjendet në mes të Rostovit dhe kryeqytetit Moskës, dhe njihet si qendër kryesore hekurudhore./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera