Rozë

Çfarë raporti ka me Noizy-n? Ish-banorja e BB VIP zbulon si qëndron e vërteta: Mes meje dhe tij…

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 May 2023

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte e ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

Pak ditë më parë, reperi i njohur Noizy ndau me fansat e tij të shumtë një fotografi të Jorit. Kjo e fundit mbante veshur një palë bikini të bardha dhe pozonte nga një jaht.

Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeless dhe këngëtarit? Këtë e sqaroi vetë Jori ku u shpreh:

-Advertisement-

“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat. Erdhi kërkesa në “Instagram”, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit.

Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi. Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë. Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq. Kam shumë pak ditë që e njoh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera