Lajme

Çfarë po paralajmëron analisti Raci? “Mytaher Haskuka nuk është për ministër, e ka knaq në Prizren”

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 07 October 2022

Analisti Gazmir Raci, ka bërë një sërë reagimesh në profilin e ij zyrtar në Facebook pasi ish ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dje dha dorëheqje nga ky post.

Në një reagim të tij të fundit ai ka aluduar që ministër mund të jetë, ish kryetari i Prizrenit nga Lëvizje Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

Në këtë postim analisti shkruan “Myta e ka knaq në Prizren, nuk është për ministër ai”.

-Advertisement-

Nuk dihet se nga i kanë ardhur këto informacione, analistit në fjalë që Haskuka, mund të marrë postin e të parit të shëndetësisë, derisa është dikasteri i vetëm në qeverinë Kurti që ka mbetur me ushtrues detyre.

Kujtojmë se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi ish ministrin Latifi dhe e falënderoi atë për kontributin e tij në shëndetësi si dhe njoftoi se UD ministre do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera