Lajme

Çfarë po ndodhë| Tërmet tek termocentrali bërthamor në Iran

Autori: Halil Berisha 09:12 | 08 January 2020

Pak orë më parë raketat iraniane goditën bazat ushtarake në Irak, ku ishin të vendosura ushtarët amerikan.

Ky sulm erdhi në shejnë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, shkruan gazeta inFokus.

Për këtë punë reagoi edhe Donald Trump, President i ShBA-ve, i cili ditë më parë pati thënë që në rast të ndonjë sulmi të tillë do të dërgonte pajisjet më të reja ushtarake në Iran.

-Advertisement-

Madje, në një reagim tjetër kishte thënë se Irani asnjëherë nuk do të ketë armë bërthamore, shkruan gazeta inFokus.

E tash, pa kaluar ende as 10 orë nga sulmi Iranian, një tërmet goditi termocentralin bërthamor në Bushehr të Iranit.

Sipas mediave të huaja tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash goditi 17 kilometra në jug-juglindje të qytetit Borazjan në 6:49 të mëngjesit, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në faqen e tij të internetit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera