Çfarë po ndodhë me futbollin në Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 30 January 2018
Shkruan: Tahir Ahmeti
Pothuajse 19 vite nga çlirimi, dhe 10 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, fatkeqësisht dhe mjerisht, progres ka shumë pak, si në aspektin e infrastrukturës, cilësisë apo organizmit të futbollit.
Sa herë që kalojë afër stadiumit të futbollit të Prishtinës, menjëherë mendja më kthehet tek vitet e 90-ta, atëherë edhe unë si shumë të rinjë e kisha në zemër, por edhe merresha aktivisht me
futbollë.
Tek kaloja afër stadiumit, rrugës për të arritur në ushtrime, lartë në një fushë pothuajse të improvizuar të futbollit në Dragodan, me indinjatë dhe mllef shihja një stadium të bukur të futbollit, mu në mes të Prishtinës por që ishte i mbyllur për ne sportistët shqiptarë. Ishte vërtet një ndjenjë e trishtuar, një demoralizim i pafundë, por prap me shpresën se një ditë do të kthehemi aty, vazhdoja rrugën për në fushën e futbollit në Dragodan, kështu ndodhi për vite të tëra deri sa më në fundë, pas çlirimit, në fundin e vitit 1999, edhe pse për një periudhë të shkurtë, edhe unë e realizova atë ëndrren, që të zhvilloja ndeshjet e futbollit aty.
Por, ku është futbolli i Kosovës sot?
Pothujse 19 vite nga çlirimi, dhe 10 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, fatkeqësisht dhe mjerisht, progres ka shumë pak, si në aspektin e infrastrukturës, cilësisë apo organizmit të futbollit.
Të them të drejten në kohen e okupimit, stadiumet e futbollit kan qenë të mbyllura por cilësi ka pasur, edhe pse ndeshjet kryesisht jan zhvilluar në fusha të improvizuara(livadhe), ka pasur një vetëorganizim të mirëfilltë, aq sa ka qenë e mundur të bëhet në rrethana të okupimit.
Mendoj qē ka ardhë koha që të behet më shumë pë futbollin, më nuk mundë të ketë arsyetime, sidomos jo tani pas pranimit në FIFA dhe UEFA.
Çka duhet të bëhet?
Federata e futbollit, të vazhdojë me reforma brenda federatës, ngritjen e kapaciteteve menagjuese, dhënien e ndihmës në organizmin e klubeve, trajnimin e nevojshëm të trainerëve,referëve, delegatëve si dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në organizmin, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e garave të futbollit, të afrohen njerëz të rinjë, të afrohen ish sportist, ish futbollist që mundë të japin kontribut në avancimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë.
Të hartojë planë afatgjatë dhe të shohë mundësit që të bëjë riorganizim të ligave të futbollit, në mënyrë që të rritet atraktiviteti, konkurenca dhe cilësia e futbollit, dhe që shikuesit të kthehen
në stadiumet tona(tek e fundit, futbolli luhet për shikues), gjithmonë po flasim që këto të bëhen në bashkëpunim me instancat më të larta të futbollit ndërkombëtar FIFA dhe UEFA, dhe në kuadë të rregullave të tyre.
Klubet e futbollit, edhe ata të punojn në ngritjen e cilësisë, të jenë të organizuara profesionalisht, ashtu si duhet të jetë i organizuar një klub, që së bashku me Federatën e
Futbollit, të trajnojnë dhe licensojnë të gjithë ata që jan të inkuadruar në klub, duke filluar nga ekonomi i klubit e deri tek drejtorët sportiv, të investojnë më shumë në grupmosha të reja, por në të njejtën kohë të sjellin lojtarë me përvojë nga rajoni apo më gjerë, që do ta rriste cilësinë dhe konkurrencën në ekipe, të përmirësojnë kushtet për futbollistët, qoftë kushtet e punës por edhe ato materiale(duhet të punohët shumë më shumë në afrimin e donatorëve, tani më që edhe është miratuar në kuvend ligji për sponzorizim), të dilet prej rrethit vicioz të trainerëve në Kosovë, të
cilët pothujase çdo gjashtë muaj ndërrohen në formë rrokade, nga një klub në klubin tjetër, pra nuk do ishte keq që të sillen trainerë me përvojë ndërkombëtare, në mënyrë që të rritet cilësia e futbollit.
Ministria e sportit, të hartojë planë afatgjat për zhvillimin e futbollit, që 3-4 vitet e ardhshme futbolli të jetë prioritet i kësaj ministrie, por edhe i qeverisë në përgjithësi, sa më shumë të punojë për përmirësimin e infrastrukturës (disa hapa veqë sa kanë filluar të bëhen, me planifikimin për ndërtimin e disa fushave me bar sintetetik, në disa komuna të Kosovës), por që duhet të vazhdohet të bëhet shumë më shumë në këtë aspekt.
Të gjitha këto që u përmendën më lartë, pra Federata e Futbollit, Klubet dhe Minstria e sportit duhët që sa më shumë të koordinohen mes vete dhe të punojnë së bashku, në të kundertën futbolli do të mbesë kështu si është në cilësi, shikuesit vështirë që do të ju kthehen shkallëve të stadiumeve, ndërsa në garat ndërkombëtare do të shkojmë vetëm si turist.
Autori është ish futbollistë dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë
(SPRC)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...