Lajme

Çfarë po ndodhë brenda Klinikës Infektive? – Pacientët po dërgohen në fazën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 09 August 2020

Janë bërë pesë muaj prej kur mjekët dhe infermierët e klinikës Infektive në Prishtinë nuk kanë asnjë diskutim tjetër në mbledhjet e mëngjesit përveç shifrave të vdekjeve dhe gjendjes së rëndë të pacientëve që po luftojnë për jetë.

Në një reportazh të realizuar nga ekipi Gazetës inFokus brenda hapësirave të kësaj klinike shihen të rraskapitur nga puna e madhe dhe orari i stërzgjatur ata të cilët po rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar pacientët.

Situata e krijuar nuk është aspak e lehtë as për profesionistët që kanë thuajse një jetë që luftojnë me sëmundje të ndryshme infektive por jo me diçka si Covid-19.

-Advertisement-

Njëri nga ta është edhe profesori, Salih Ahmeti, në duart e të cilit dhe kolegëve të tjerë kanë dhënë frymën e fundit qindra gra e burra të moshave të ndryshme, shkruan Gazeta inFokus.

Ata po bëjnë të pamundurën për ti mbajtur gjallë. Madje në kushte të jashtëzakonshme pune.

Megjithatë thuajse të gjithë pacientët po i drejtohen qendrave shëndetësore me vonesë.

Ahmeti tregon për Gazetën inFokus se të gjithë pacientët po vijnë këtu në fazën e fundit të infeksionit nga virusi Covid-19.

Ndiqeni në vazhdim të plotë reportazhin special që tregon gjithçka çfarë po ndodhë brenda mureve ku po zhvillohet beteja për jetë e mjekëve dhe të sëmurëve me Covid-19/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera