Çfarë po ndodh në Izrael që po shqetësohet e tërë bota?
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 07 October 2023
10:14 – Kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet pas disa orësh
Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit
Kabineti pritet që të mblidhet në orën 13:00, shkruan BBC, Klankosova.tv.
Zyra e Kryeministrit atje, tutje tha se aktualisht është duke u bërë një vlerësim sigurie.
10:08 – Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli do ta fitojë këtë luftë
Pas sulmit nga Gaza, ka reaguar ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Ai është shprehur se Izraeli do ta fitojë këtë luftë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”, është shprehur ai.
09:57 – Të paktën 100 të plagosur pas sulmit në Izrael
Të paktën 100 persona janë plagosur në të gjithë Izraelin, pas sulmeve nga Gaza.
Të paktën 80 persona janë transferuar në Qendrën Mjekësore Soroka, një qendër kryesore mjekësore në qytetin izraelit Be’er Sheva, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Qendra Mjekësore Kaplan në Rehovot të Izraelit, tha se po trajton të paktën 21 persona të plagosur, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë.
09:56 – Michel: BE-ja qëndron e solidarizuar me popullin izraelit
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se Bashkimi Evropian qëndron e solidarizuar me popullin izraelit.
“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi ai në Twitter.
09:15 – Presidenti Herzog: Izraeli po përballet me një moment shumë të vështirë
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se Izraeli “po përballet me një moment shumë të vështirë”, por ai mund të “kapërcejë të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen”.
Në një deklaratë në X, i njohur më parë si Twitter, ai shkroi: “Shteti i Izraelit po përballet me një moment shumë të vështirë. Dëshiroj t’u ofroj forcë komandantëve dhe ushtarëve të IDF (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) dhe të gjitha forcave të sigurisë dhe shërbimeve të shpëtimit. Unë dërgoj inkurajimin dhe forcën time për të gjithë banorët e Izraelit që janë nën sulm”.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet nga Komanda e Frontit të Brendshëm dhe të tregojnë përgjegjësi dhe vendosmëri reciproke.
“Ne mund t’i mposhtim të gjithë ata që na dëshirojnë të keqen,” tha ai.
09:12 – Pasojat e raketave të lëshuara në Izrael (FOTO)
Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Numri i të vrarëve nga këta raketa ka shkuar në katër.
Ndërkaq, më poshtë mund të shihni pasojat e raketave të lëshuara në Izrael:
09:04 – Militantë palestinezë hyjnë fshehurazi në Izrael
Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kryen një infiltrim të paprecedentë në jug të Izraelit të shtunën dhe hodhën mijëra raketa në vend ndërsa grupi militant Hamas në pushtet njoftoi fillimin e një operacioni të ri, raporton AP.
Ushtria izraelite konfirmoi se një infiltrim kishte ndodhur në disa lokacione pranë kufirit të Gazës në Izraelin jugor, duke urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda.
Ushtria gjithashtu filloi të godiste objektivat në Rripin e Gazës si përgjigje, duke krijuar terrenin për atë që ka të ngjarë të ishte një raund i ri i rëndë luftimesh midis armiqve.
08:54 – Së paku katër të vrarë në Izrael nga raketat e lëshuara nga Gaza
Kryebashkiaku i Kuseife, Abd al-Aziz Nassara, ka thënë për transmetuesin publik Kan se janë së paku katër të vdekur dhe disa të plagosur si pasojë e një sërë raketash që goditën qytetin izraelit.
Kuseife, qytet në jug të Izraelit, është 65 kilometra nga Rripi i Gazës.
08:04 – Forcat izraelite të Mbrojtjes mobilizojnë ushtarët, shpallin “gjendje lufte”
Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se po mobilizojnë ushtarët, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se nga mbrojtja izraelite është shpallur “gjendje lufte”.
07:37 – Dhjetëra raketa të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit
Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Sipas këtij shërbimi, nga këto raketa ka humbur jetën një grua, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, dy persona të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...