Lajme

Çfarë po ndodh në Beograd, raportime për bomba në 97 shkolla

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 16 May 2022

Një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme kanë marrë njoftime për bomba sot në mëngjes, njoftoi Ministria e Arsimit. Pas kontrolleve të hollësishme në shumicën e shkollave, u konstatua se raportet ishin të rreme, shkruan gazeta serbe N1.

Sipas medias serbe, raportet kanë mbërritur në shkollat ​​fillore por edhe në Gjimnazin Filologjik.

Pas kontrollit të detajuar të ekipeve të MPB-së në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

“Nxënësit janë kthyer në mësime dhe në shkollat ​​ku kontrolli i sigurisë është ende në vazhdim, nxënësit janë dërguar në shtëpi. Pas përfundimit të inspektimit në shkollë, nxënësit do të kthehen në mësime”, theksojnë nga ministria.

Alarmet mbërritën në orët e para të mëngjesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera