Rozë

Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri fshin emrin e Ya Ninës nga bashkëpunimi i tyre

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 14 June 2024

“Nasty & See Me”- titullohej bashkëpunimi i dy këngëtareve Dafina Zeqiri dhe Ya Nina.

Ka kaluar gati një vit që nga publikimi i këtij projekti muzikor dhe asokohe ishte një prej projekteve më të pëlqyera prej publikut, madje vazhdon të mbetet i tillë. Nuk vonoi shumë dhe marrëdhënia e dy këngëtareve u prish, ku që prej asaj kohe nuk i kemi parë më me njëra-tjetrën.

Mirëpo një veprim i bërë së fundmi prej Dafinës, i ka habitur të gjithë. Në bashkëpunimin e përmendur më sipër ajo ka fshirë emrin e Ya Ninës.

-Advertisement-

Ky veprim i saj, nuk erdhi menjëherë pas “keqkuptimit” që dy artistet patën me njëra-tjetrën, por erdhi vetëm pak momente pas publikimit të projektit më të ri muzikor i Ya Ninës me Ledri Vulën dhe Dj Geek-un, dy ish-të dashurit e Dafinës.

Ç’e shtyu vallë Dafinën drejt këtij veprimi?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera