Lajme

Çfarë ndodh nëse një parti thyen “heshtjen zgjedhore”

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 24 June 2017

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, nesër më 25 qershor qytetarët shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj.

Por çfarë parashikohet në rast se thyhet heshtja zgjedhore

Neni 77 i kodit zgjedhor shprehet se 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

-Advertisement-

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Neni 174 e kodit zgjedhor parashikon që subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ me 500 mijë lekë. Sanksione parashikohen dhe për mediat që thyejnë heshtjen zgjedhore, ku po në nenin 174 rë kodit parashikohet gjobë nga KQZ në vlerë 2 milionë lekë të reja.

Ankimi ndaj vendimit të KQZ-së për gjobën nuk pezullon ekzekutimin e saj. Në zgjedhjet e përgjithshme janë ftuar të votojnë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera