Rozë

Çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pauzave ndërmjet performancave

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 16 May 2023

Një video nga ‘Liverpool Arena’ jep përgjigjen se çfarë ndodh në të vërtetë në skenën e Eurovisionit gjatë pushimeve mes performancave dhe si përgatitet skena për garuesin e radhës në vetëm pak sekonda.

Çfarë ndodh realisht në pauzat mes shfaqjeve të këngëtarëve në festivalin evropian të këngës apo në periudhën kur reklamat janë në TV? Përgjigja për këtë pyetje është dhënë nga një video e shpërndarë në TikTok, ndërsa njëri nga vizitorët në skenën e Liverpulit, komikja Abi Clarke, regjistroi se si ndodh ndërrimi i skenës

“Ajo që nuk shihni gjatë 40 sekondave midis këngëve në Eurovision Song Contest”, thuhet në videon, e cila shfaq punëtorët që vrapojnë rreth skenës duke mbajtur rekuizita, instrumente, duke krijuar peizazhin për konkurrentin e ardhshëm.

-Advertisement-

Ajo shprehet se në grupin përgjegjës për ndryshimin e skenës janë përfshirë 30 persona: 10 përgatisin rekuizita ose pjesë të skenografisë nga ana e skenës, 10 të tjerë i vendosin në skenë ndërsa 10 të tjerët heqin skenografinë e mëparshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera