Lifestyle

Çfarë ndodh me ju nëse kërcisni gishtat, qafën apo duart

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 20 September 2021

Ka njerëz të cilët nuk munden dot ta shikojnë e as ta dëgjojnë dikë që padashje mund të kërcasë gishtat, mund të lëvizë gjurin apo qafën të cilat shkaktojnë një zhurmë paksa shqetësuese.

Por çfarë ndodh me nyjet tona kur i kërcasim dhe a është kjo një shenjë e keqe?

Kërcitja e herëpashershme e qafës apo gishtave të dorës supozohej se mund të bëhej shkak për zhvillimin e artrit më vonë.

-Advertisement-

Por, në fakt zhurma që dëgjojmë nga nyjet tona ka të ngjarë të jetë për shkak të lëvizjeve të kockave njëra mbi tjetrën.

Kështu, muskujt tendosen duke u bashkangjitur me kockat.

Në vitin 2015, një grup studiuesish nga Kanadaja përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve.

Ata arritën në përfundimin se kërcitja ndodh si rezultat i formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial një substancë që gjendet në zgavrat e nyjeve.Ky lëng ka qëndrueshmëri të ngjashme me të bardhën e vezëve dhe funksioni i saj është të reduktojë fërkimet gjatë lëvizjeve të gjymtyrëve.

Donald Unger kurioz për efektet afatgjata të këtyre kërcitjeve, ai deri në moshën 60 vjeç ka kërcitur vetëm gishtat e njërës dorë dhe në fund ka rezultuar se ajo është në gjendje normale, si dora tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera