Shëndetësi

Çfarë ndodh me femrën pas operacionit cezarian

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 10 August 2017

Ashtu sic do nënë e re me siguri do të ndiheni euforike nga ardhja në jetë e qënies aq të dashur për ju, tashmë do të keni beben tuaj në krah. Përveç kësaj do të përballeni edhe me ndryshimet e para pas lindjes, ndër të cilat janë fryrja e gjinjve, gjakderdhja vaginale si edhe lëkundja humorale.

Si do të ndihem pas operacionit?

Ju do të jeni disi e trullosur dhe ndoshta mund të keni të përziera, të cilat mund të zgjasin 48 orë, dhe në këtë rast mjeku juaj mund t’ju japë një medikament për të lehtësuar simptomat. Nëse nëna ka lindur me anestezi lokale mund të ndiejë kruajtje të trupit. Edhe në këtë rast mjeku mund t’ju lehtësojë simptomat me një medikament të caktuar.

-Advertisement-

Cila është koha e qëndrimit në spital?

Zakonisht gruaja qëndron 3-4 ditë, në varësi të rikuperimit, dhe duke qënë se ai kërkon disa javë të ndodhë në mënyrë të plotë, gruaja duhet të kujdeset shumë mirë për veten e saj dhe fëmijën edhe pas kthimit në shtëpi. Kryesisht nëse keni edhe një fëmijë tjetër në shtëpi, duhet të kërkoni t’ju ndihmojë dikush.

Si do të lehtësohet dhimbja e plagës së operimit?

Nëse do të keni bërë një lindje me spinale mjeku mund t’ju injektojë morfinë, e cila do të lehtësojë dhimbjet përgjatë 24 orëve të para pas lindjes. Më pas mjekët mund të përdorin qetësues më të lehtë si acetaminophen (mund të merrni Ibubrofen). Nëse keni lindur me anestezi totale nuk merrni morfinë, por do të merrni një qetësues sintetik që lehtëson në mënyrë të menjëhershme dhimbjet e plagës. Gjithashtu do t’i nënshtroheni një terapie me qetësues sa herë të ndiheni keq dhe të keni nevojë për të. Ju duhet të kërkoni ndihmë sa herë ndiheni keq dhe nuk duhet absolutisht të vuani në heshtje. Mbani mend se sa më mirë të ndiheni ju aq më efektive do të jetë edhe gjidhënie. /burimi: per nenat/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera