Rozë

Çfarë mendon Brad për partnerin e ri të Angelina Jolie?

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 04 November 2017

Shumicës prej nesh i ‘dhëmb’ zemra kur mendon për ndarjen e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ata ishin një çift të paktën në pamje ideal, pasi në brendësi ne nuk e dimë sesi ishte raporti i tyre.Por për sa kohë u ndanë, diçka mes tyre nuk ka funksionuar.

Gjithsesi, edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, gjithmonë kur flitet për njërin, do përmendet patjetër edhe tjetri.Për aktoren e njohur përflitet se është në një lidhje me një miliarder britanik, dhe se kanë në plan të martohen. I pyetur se çfarë mendon Brad rreth kësaj martese, ai është shprehur se është dyshues se mund të ketë një njeri të duhur për Angelinan.

Ai ka thënë se nëse lidhja e tij me Angelinan nuk funksionoi, nuk mendon se mund të funksionojë me dikë tjetër. Gjithsesi, ai uron më të mirë për ish-bashkëshorten e tij, pasi gëzon një respekt të madh për të, pavarësisht si kanë shkuar gjërat mes tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera