Çfarë i kishte ofruar BE-ja Jugosllavisë në vitin 1990 për ta shpëtuar?
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 02 December 2017
Ish- presidenti i ndjerë i Maqedonisë, Kiro Gligorov, kohë më parë kishte rrëfyer një ofertë, sipas tij marramendëse, që kishte marrë Jugosllavia në vitin 1990 nga Brukseli.
Ofertë kjo që ishte refuzuar nga gjashtë presidentët e republikave jugosllave, të cilët preferuan të vazhdojnë të luftojnë mes vete.
“Treshja Europiane – e përbërë atë kohë nga shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Zhak Pos, si kryetar i Këshillit të Ministrave të Komunitetit Europian (vetëm disa vjet më vonë do të bëhet Bashkimi Evropian), i ndjekur nga homologu i tij holandez Hans van den Bruk dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhak Delor erdhën në Jugosllavi në fund të vitit 1990 në mënyrë që të na bëjë një ofertë që edhe budallai më i madh nuk do mund të ta refuzonte”.
“Të tre ata qëndronin nga njëra anë e tryezës, dhe nga ana tjetër gjashtë presidentët e republikave federale jugosllave. Delore, si autor i planit dhe propozimeve të Komunitetit Europian, ua shpjegonte atyre se çka janë ata në gjendje të bëjnë dhe të japin nëse pranojmë të qëndrojmë në njëfarë formë si komunitet, si Jugosllavi. Pra, për të kuptuar saktë se çfarë po ndodhte në atë moment: ata dëshironin të na bashkonin për të bërë atë që është e mira për ne”, rrëfen Gilorgov.
Delore thotë: “KE është e gatshme të njohë anëtarësimin e Jugosllavisë në KE në të njëjtën kohë si një vendim politik; Së dyti, na ofron një program prej 5.5 miliardë dollarë është dhe prezanton edhe dhjetë pika tjera të ofertës, të gjitha, shumë të favorshme”.
Të gjithë presidentët republikanë heshtën, dhe pastaj filluan njëri pas tjetrit ta refuzojnë këtë ofertë.
Tugjman tha se për kushedi sa miliarda nuk mund të heqë dorë nga ideja që tani ushqen gjithë kombi kroat, që ata pas një mijë vjet të rimëkëmbin shtetin kroat, Millosheviq tha se ai dëshiron ose federatë të plotë dhe të fortë ose asgjë, Izetbegoviq, mjaft i moderuar, tha se ata nuk munden as pa Beogradin as pa Zagrebin për shkak se në BeH jetojnë tri kombe që do të dëshironin të mbeteshin një entitet i veçantë dhe pjesa tjetër nuk tha asgjë.
Treshja, pas konsultimeve, fillon të mbajë bisedime një-orëshe me secilin president veçmas, por të dërguarit nga Brukseli përfundimisht thanë se nuk ka pëlqim, duke deklaruar se iu vjen keq për refuzimin tonë.
Të tjera
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...