Çfarë kishte deklaruar Christopher Hill në dëshminë e tij në Senat nëse konfirmohet ambasador në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 11 March 2022
Diplomati i karrierës, Christopher Hill, do të rikthehet në Ballkan edhe njëherë si ambasador fuqiplotë i ShBA-së në Beograd pas konfirmimit nga Senati amerikan. Hill ka qenë Emisar Special i ShBA-së gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 ndërkaq para këtij funksioni kishte shërbyer si ambasador në Maqedoni në vitet 1996-1999.
Hill më 14 dhjetor 2021 kishte dëshmuar në Senat pas nominimit nga Presidenti Joe Biden, ku kishte deklaruar se Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe mënyra e vetme për Serbinë që ta hapë rrugën e saj evropiane është që dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke.
Diplomati Hill poashtu kishte deklaruar se do të angazhohet që të ketë një hetim të plotë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi më 1999 në Serbi.
“Më e rëndësishmja — dhe një parakusht për pranimin përfundimtar në BE — Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhënit me Kosovën. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE si shansi më i mirë për të dyja palët për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura. Siç deklaroi Presidenti Biden, Shtetet e Bashkuara besojnë ” njohja e ndërsjellë” është mënyra më e mirë për të zhbllokuar potencialin evropian të Serbisë dhe për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë të angazhohet seriozisht dhe urgjentisht për të arritur një kompromis. Nëse konfirmohem, siguria e amerikanëve dhe personelit të misionit të SHBA-së do të jetë prioriteti im kryesor. Unë do të vazhdoj ta shtyjë përpara një hetim të plotë mbI vrasjen e vëllezërve Bytyqi, tre shtetas amerikanë të ekzekutuar gjatë qëndrimit në paraburgim nga policia serbe. Unë jam i përkushtuar të bëj presion ndaj qeverisë serbe që të sigurojë që personat e përfshirë të sillen para drejtësisë, pavarësisht nga grada apo pozicioni”, kishte deklaruar Hill.
Të tjera
-
Rriten kolonat në dalje të Kosovës, në Merdarë qytetarët po presin tri orë
Kolonat janë rritur në pikat kufitare në dalje të Kosovës. Ajo në Merdarë akt...
-
Peci takon homologen estoneze, diskutojnë për bashkëpunim në bujqësi
Edhe këtë vit, Republika e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvri...
-
Nis dëshminë ushtaraku amerikan Steven Russell, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH-it
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dësh...
-
Ankohen qytetarët, KESCO-s merr gjobë për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë ...
-
Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë! Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?
Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë: Sipas mediave në Gje...
-
Aksident i rëndë në Korfuz, shqiptarja vdẹs pas përplasjes me shtyllën
Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor...
-
Vdịqën dy persona, kaq raste me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u...
-
Ua keqpërdori raportin duke i lidhur mediat e Kosovës me Serbinë e Rusinë, Platforma Hibrid i reagon Dimal Bashës
Platforma për kontroll të fakteve, Hibrid.info, ka reaguar pasi deputeti i Ve...
-
Çështja e urës, Elshani: Nëse ka nevojë për reagim ne jemi të gatshëm dhe të mjaftueshëm në numër
Edhe sot po duket të jetë një situatë e qetë tek Ura e Ibrit ku po qëndron ek...
-
Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore
Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë...
-
Abdixhiku: Fushë-Kosova qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, prandaj po ndërtojmë shkolla të reja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se Fus...
-
Vjedhje e arit dhe parave në Loshkobare të Ferizajt
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Loshkobare ...