Lajme

Çfarë ka ndodhur në Rusi?

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 25 June 2023

Presidenti rus Vladimir Putin i ka mbijetuar kërcënimit të menjëhershëm ndaj pushtetit të tij pasi lideri i grupit mercenar Wagner,  ra dakord t’i jepte fund kryengritjes së tij kundër ushtrisë ruse.

Yevgeny Prigozhin – anuloi marshimin e trupave të tij Wagner në Moskë mbrëmjen e së shtunës pas negociatave me aleatin e Putinit dhe liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Ai gjithashtu pranoi të largohej nga Rusia për në Bjellorusi dhe Kremlini ka thënë se nuk do të ndjekë dënimin kundër tij apo luftëtarëve të Ëagner.

-Advertisement-

Marrëveshja de-përshkallëzon një krizë të madhe sigurie për Rusinë.

Putin madje kishte paralajmëruar për luftë civile të shtunën në një fjalim kombëtar, duke i cilësuar veprimet e Prigozhinit si “tradhti”

Por deri të dielën në mëngjes, trupat e Wagnerit ishin tërhequr nga Rostov-on-Don, komanda ushtarake jugore që ata e kishin marrë nën kontroll të shtunën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se revolta ka zbuluar “kaos të plotë” në Rusi dhe se “bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë”

Udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

Uashingtoni thuhet se u informua për planet e rebelimit qysh të mërkurën, raportojnë mediat amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera