Rozë

Çfare ka mësuar Will Smith nga 20 vjet martesë?

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 03 January 2018

Will Smith e festoi 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten, Jada Pinkett Smith ashtu si i ka hije.

Ylli 49 vjeçar vendosi që të ndajë me të gjithë fansat e tij një fotografi të kahmotshme të ditës së dasmës së tij duke listuar disa nga mësimet që ai ka mësuar për dashurinë gjatë viteve.

“20 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort derisa po ecnim drejt altarit. Kam mësuar shumë prej atëherë. Dashuria është si një kopsht. Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), se sa të të kërkojë të jesh ajo çfarë egoja ime kërkon të jesh”.

-Advertisement-

“Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat tua, më shumë se sa të të shtyejë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia”, vazhdon tutje aktori në këtë dedikim shumë të ndjerë, transmeton Klan Kosova.

E krejt këtë shprehje të dashurisë nuk mund të mos e përmbyllte me fjalët më të ëmbla.

“Kam mësuar. Dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin, mbretëresha im. Jam i përkushtuar të jem pranë teje”.

Çifti që ka kurorëzuar dashurinë e tyre me 31 dhjetor 1997, kanë bashkë dy fëmijë, Jaden (19) dhe Willow (17).

Smith është edhe babai i një djali 25 vjeçar nga një martesë e mëhershme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera