Lajme

Çfarë i kishte thënë Madeiline Albright Bill Clintonit në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 24 March 2022

Fillimi i bombardimeve të NATO-s shënon edhe momentin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Por, çka kishin biseduar ish-sekretarja Madeiline Albright dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, në natën kur kishin nisur bombardimet.

Herën e fundit që Albright ishte në Kosovë në vitin 2019-të kishte treguar se çka kishte biseduar në telefon me Clintonin.

-Advertisement-

“Kur filluan bombardimet ai më thirri në telefon në mes të natës. Më tha “Madeiline, ne po bëjmë veprimin e duhur”, unë ia ktheva “Po, zotëri president, pajtohem plotësisht”.

Ish-sekretarja amerkane Madeiline Albright, vdiq mbrëmë në moshën 84-vjeçare.

Albright ishte gruaja e parë që mbajti këtë pozitë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ajo e ndihmoi shumë Kosovën në arritjen e pavarësisë së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera