Fun & Video

Çfarë fati për gruan amerikane: Fitoi dy herë lotarinë, në të njëjtën ditë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 03 November 2017

Kimberly Morris nga Wake Forest, Karolina e Veriut, është me fat – sepse ajo ka fituar dy herë shumë para në lotari të hënën, 10,000 dollarë për herë të parë dhe për herë të dytë, një milion.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të hënën pasdite, Morris bleu një biletë të lotarisë në një dyqan ushqimesh dhe kuptoi se kishte fituar 10,000 dollarë.

Por, nuk u ndal me kaq. Në rrugë për shtëpi ajo bleu edhe një tjetër, gjithsesi duke mos pritur ndonjë shpërblim, së paku sipas ligjit të probabilitetit.

-Advertisement-

Gjithsesi, ajo ditë doli të ishte dita me fat e saj, sepse ajo fitoi edhe një milion dollarë.

Ajo kishte mundësinë të merrte një pagesë me 1 milion dollarë me 20 pagesa prej 50,000 dollarësh ose një shumë të madhe prej 600,000 dollarësh.

Morris zgjodhi shumën e përgjithshme dhe mori në shtëpi rreth 417,000 dollarë pas taksave shtetërore dhe federale.

Ajo tha se ajo ka në plan ta ndajë atë me tre fëmijët e saj dhe pjesën tjetër ta investojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera