Shëndetësi

Çfarë duhet të bëni kur fëmija nuk fillon të flasë pas vitit të dytë të jetës

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 14 May 2017

Keni dëgjuar ndonjëherë për vonesën fonologjike? Ja si ta kuptoni kur bëhet fjalë për një dembelizëm të fëmijës dhe si duhet të silleni ju si prindër.Përse fëmija im nuk flet?

Nëse një fëmijë 2 vjeçar nuk është në gjendje të ecë ende, sigurisht që duhet të mendojmë se ka një problem në zhvillimin motorrik.

Por nëse një fëmijë 2 vjeçar nuk flet duhet të shqetësohemi por jo të mendojmë me siguri se ka një problem. Ju duhet të dini se një vonesë në të folur nuk nënkupton një vonesë që ka lidhje me zhvillimin konjuktiv (njohës) të fëmijës, shkruan pernenat.al. Në përgjithësi fëmijët që flasin me vonesë identifikohen në përgjithësi sipas kriterit: fëmija flet 10 fjalë në moshën 18-23 mujore, ose flasin rreth 50 fjalë në moshën 24-34 mujore.

-Advertisement-

Fëmija konsiderohet si një fëmijë që ka një vonesë në të folur, nëse ai ka një zhvillim normal intelektual, social dhe afektiv (dashuria që shpreh për të tjetër) dhe nuk ka gjithashtu asnjë problem neurologjik.

Si ta stimulojmë fëmijën?

• Metoda më e rëndësishme është të stimuloni fëmijën. Kjo vlen për të gjitha moshat.

• Duhet të lexoni përralla për fëmijën tuaj që në moshë të hershme, pra kur ai është ende një bebe.

• Ndërsa flisni me fëmijën ruani një kontakt të mirë viziv.

• Që në moshë shumë të hershme ju duhet të flisni me fëmijën duke i treguar emrat e të gjitha objekteve.

• Stimulimi gjithashtu mund të bëhet edhe me këngë, argëtim në grupe fëmijësh etj.Pra ju nuk duhet të mendoni se nëse fëmija juaj nuk flet ka domosdoshmërisht një problem. Nëse ai shfaq shenja të tjera problematike duhet të shkoni menjëherë tek logopedi. /albeu/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera