Çfarë diskutoi Osmani me biznesmenët amerikanë që i solli DASH në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 03 March 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation-POD) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në takim me delegacionin e lartë amerikan, Osmani ka biseduar mbi potencialin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, si dhe fuqinë e re e të kualifikuar punëtore.
Nisur nga interesimi i kompanive për zhvillimet në sektorin e energjisë, Presidentja Osmani foli për faktin që Kosova është në një moment të rëndësishëm të përcaktimit të së ardhmes energjetike dhe foli për fokusin e veçantë drejt dekarbonizimit. Ajo potencoi rëndësinë e diversifikimit, si dhe integrimit masiv të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke garantuar sigurinë e furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, njofton Zyra e Presidentes.
Në takim u bisedua edhe për mundësitë e shumta për projekte, të cilat janë në interes të përbashkët e gjeostrategjik për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka folur mbi aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara, të bazuar në vlera të përbashkëta.
Osmani ka theksuar se përqendrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, progresi i cili njihet edhe ndërkombëtarësisht, është indikacion i përkushtimit të palëkundur për rritje të qëndrueshme ekonomike si dhe për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
POD-të janë një nismë që kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit më të thellë midis Shteteve të Bashkuara, vendeve me rëndësi strategjike, si dhe sektorit privat. Kjo nismë eksploron një gamë të gjerë partneritetesh të mundshme për të bashkëpunuar në projekte specifike që avancojnë prioritetet e politikave të përbashkëta.


Të tjera
-
Deda me porosi: Nëse përnjëmend e doni Kosovën ndërrojeni Albulena Haxhiun
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka takuar liderët e partive politik...
-
Memli Krasniqi: Për kryeparlamentar s’votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD
Të dhënat paraprake nga numërimi i votave në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri...
-
Krasniqi: Hap pozitiv takimi te Presidentja, anipse sot s’kishte ndonjë lëvizje nga pozicionet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ‘Debat Plus’ në ...
-
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Albin Kurti nuk e ka ...
-
Komuna angazhon operatorë privat, nuk dihet çka do të ndodhë me “Pastrimin”
Pas ndërprerjes së shërbimeve nga KRM “Pastrimi”, pjesë të ndryshme të kryeqy...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Harresa e shtetit ndaj çlirimtarëve, goditja më e rëndë ndaj shtetësisë
Deputeti i PDK-së Altin Krasniqi, që është djali i ish-kryeparlamentarit Jaku...
-
Pjetër Shala i kërkon Apelit anulimin e dënimit me 18 vjet burgim për krime lufte
Anulim të dënimit të shkallës së parë apo rigjykim të rastit ka kërkuar Pjetë...
-
Costa për Shqipërinë: Jeni në rrugën e duhur drejt BE, tani është koha për veprim
Presidenti i Këshillit Europian në detyrë, Antonio Costa, ka mbërritur në Shq...
-
Vëllai drejtor punëson motrën si Zyrtare për Shërbim me Qytetarë në Drenas
Konkursi u hap dhe u mbyll, por as ankesat nuk munguan. Në ditën e katërt ...
-
Rubio: ShBA-ja nuk kanë pritshmëri të larta për bisedimet Ukrainë-Rusi
Marco Rubio ka folur në Turqi këtë mbrëmje pasi mori pjesë në një takim të mi...
-
Rubio: ShBA-ja nuk kanë pritshmëri të larta për bisedimet Ukrainë-Rusi
Marco Rubio ka folur në Turqi këtë mbrëmje pasi mori pjesë në një takim të mi...