Lajme

Çfarë dimë për bazën ushtarake në Lviv që ishte shënjestër e raketave ruse?

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 13 March 2022

Siç është raportuar, forcat ruse filluan një sulm ndaj një objekti ushtarak në rajonin Lviv të Ukrainës perëndimore këtë mëngjes.

Zyrtarët lokalë thanë se raketat goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë në qytetin e Yavoriv, ​​rreth 10 km nga kufiri polak dhe 60 km nga qendra e qytetit Lviv.

Baza mbulon një sipërfaqe prej rreth 390 km katror dhe mund të strehojë deri në 1790 njerëz.

-Advertisement-

Zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-S, transmeton KlanKosova.

Sipas The Guardian nga ky sulm me raketa mbetën të vrarë 20 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera