Lajme

Çfarë bën ky qilim gjigant në mes të Tiranës? (FOTO LAJM)

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 06 May 2017

Në ditën e Shën Gjergjit, 5 Maj, me motive të Shën Gjergjit një sixhade gjigante është shtruar në sheshin Nënë Tereza.

Është pjesë e Bienales Mesdhetare të Artistëve të Rinj që po zhvillohet në Tiranë dhe Durrës në datat 4-9 maj. Projekti është ideuar nga Flori Gjini, realizuar grafikisht nga Maria Tasho dhe implementuar nga piktorja Herolinda Kocllari.

Gjatë ditës së djeshme, më 5 Maj, shumë kalimtarë kanë realizuar foto mbi sixhaden më të madhe të Tiranës.
Projekti është emërtuar “Si’xhade Tirana” dhe konkurron bashkë me krijimet e tjera në Bienalen Mesdhetare ku shumë artistë të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës marrin pjesë me krijimet e tyre të fushave të ndryshme. /albeu.com/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera