Ç’është dhe pse shërben gjimnastika seksuale?
Autori: Gazeta inFokus
21:40 | 02 Shtator 2018
Kur muskujt e zonës seksuale janë më të stërvitur, ndjesitë shtohen dhe rritet edhe kënaqësia. Me pak stërvitje, edhe orgazma arrihet më lehtë. Jo më kot, mjekët seksologë ua rekomandojnë ushtrimet seksuale pacienteve që e kanë të vështirë ta arrijnë orgazmën. Edhe femrat që nuk kanë probleme të tilla e arrijnë më lehtë orgazmën kur praktikohet gjimnastika seksuale. Përfitimet në këtë rast, janë të dukshme edhe për partnerin.
Kush mund t’i praktikojë ushtrimet seksuale?
Megjithëse ju mund të mos bëni pjesë te femrat me probleme seksuale, përsëri mund të përfitoni nga këto ushtrime. Ndër to futen ato që duan të kontrollojnë orgazmën e tyre. Zakonisht, femrat kanë një muskulaturë më pak të zhvilluar se meshkujt, në të gjithë trupin. Pra, ato janë më pak të fuqishme dhe kjo është arsyeja pse sportistet femra dhe ata meshkuj nuk marrin pjesë në të njëjtat gara,
Një paralelizëm i tillë mund të bëhet edhe në planin seksual: Meshkujt e arrijnë orgazmën më shpejt, ndërsa femrat kanë nevojë për më tepër kohë e përpjekje, pa llogaritur këtu bllokimet psikologjike. Te gratë që kanë pak ndjesi vagjinale, zona e vagjinës është një zonë jo shumë e ndjeshme, sidomos në fillimet e jetës seksuale. Me kalimin e kohës dhe me shtimin e eksperiencës, ajo bëhet më e ndjeshme.
Gjimnastika seksuale bën të mundur përshpejtimin e këtij procesi që zakonisht zgjat disa vjet. Partneri juaj do të jetë i kënaqur nëse ju do të praktikoni “përkëdheljen e brendshme”, një lloj masazhi i penisit me muskujt e vagjinës (thënë kështu mund të duket shumë teknike, por në praktikë është diçka e butë dhe përkëdhelëse).

Ushtrimet që mund t’i praktikoni vetëm
Kur urinoni, a mund ta ndalni në mes urinën? Nëse po, atëherë e dini cilët janë muskujt e duhur dhe si duhen stërvitur ata. Shtrëngoni muskujt e vagjinës suaj sa më fort që të mundeni për 5 sekonda, pra, numëroni deri në 5 e pastaj lëshojini ngadalë. Përsëriteni këtë veprim 10 -15 herë rresht, pastaj bëni një pauzë 1-2 minuta dhe rifilloni. Gjatë ditës, bëni të paktën 4-5 seri ushtrimesh të tilla, qoftë në vazhdim, qoftë në momente të ndryshme të ditës.
Këto ushtrime mund t’i bëni kur jeni duke parë lajmet, kur jeni duke larë dhëmbët, në autobus, pra, kudo… Nëse i praktikoni ato në të njëjtin moment të ditës, do t’i bëni më rregullisht dhe kjo është e rëndësishme për të pasur rezultatet e dëshiruara.
Sa kohë duhet t’i vazhdoni ushtrimet për të parë rezultatet? Si në çdo ushtrim fizkulturor, rezultatet nuk duken pa kaluar 3-4 javë pasi t’i keni praktikuar rregullisht. Nëse jeni e paduruar dhe doni t’i shihni rezultatet sa më shpejt, në vend që t’i bëni ushtrimet 4-5 herë në ditë, trefishoni dozën! Nëse i bëni 10-30 herë në ditë, rezultatet do të shihen që në javën e dytë, por kjo kërkon më shumë energji dhe motivim. Duhet të keni parasysh se ushtrimet duhet të vazhdohen gjithmonë, mbase me një ritëm më të ngadaltë.
Ushtrime që mund t’i praktikoni në çift
A janë më efikase këto ushtrime nëse praktikohen në çift? Mbase jo, por do të jetë më e lehtë për ju sesa po t’i praktikoni vetëm. Ushtrimet në çift mund të jenë një rast i mirë për të krijuar një lojë të re erotike. Kjo lojë duhet bërë vetëm nëse ju duket e këndshme që të dyve. Nëse ju i shihni me bezdi ose si detyrim, më mirë mos i praktikoni! Cilat ushtrime mund t’i bëni në çift?

Në momentin e penetrimit
Në këtë moment, ju mund të kontraktoni muskujt tuaj vagjinalë rreth penisit dhe ta përsërisni këtë lëvizje të paktën 10 herë. Pastaj, bëni një pauzë dhe rifilloni. Mund të kërkoni edhe mendimin e tij se çfarë po ndjen në ato momente, a e ndjen shtrëngimin, pak, shumë apo fare? Nëse ai ka përshtypjen që ju nuk shtrëngoni gjë, ndërkohë që ju po sforcoheni, kjo do të thotë se muskujt tuaj vagjinalë nuk janë të fuqishëm dhe ju nevojiten shumë këto ushtrime. Brenda disa javëve ai do ta vërë re ndryshimin.
Ushtrimet në çift mund të përdoren edhe si plotësues i gjimnastikës së praktikuar vetëm. Në fakt, që këto ushtrime të jenë efikase, duken bërë të paktën 60 kontraktime të muskujve vagjinalë në ditë dhe vështirë se arrihen të bëhen në çift. Nga ana tjetër, praktika në çift është një plotësues i shkëlqyeshëm i gjimnastikës solo, sepse është shumë më erotike.
Kur është e domosdoshme gjimnastika seksuale?
Kur gruaja sapo ka lindur
Lindja në rrugë natyrale i zgjeron të gjithë muskujt e vagjinës dhe ushtrimet bëjnë të mundur që ato të rigjejnë tonicitetin e humbur dhe ndjesinë e kënaqësisë së mëparshme…bile edhe më tepër. Kjo është një nga arsyet pse lehonat këshillohen të bëjnë ushtrime të tilla.
Kur ti ke tendencën të shtrëngohesh kur shkon në banjo
Mund të duket e çuditshme, por kjo lëvizje është e kundërta e asaj që i bën mirë trupit. Shtyrja e muskujve të zonës pelvikë kur je duke dalë jashtë, i bën keq trupit, sepse i tërheq fibrat muskulare në drejtimin e gabuar.
Kur ankohesh vazhdimisht se penisi ështe shumë i vogël
Në fakt, nëse ti ankohesh vazhdimisht se nuk ndjen shumë gjatë seksit, mbase fajin nuk e ka madhësia e penisit, por muskulatura e vagjinës. Nëse muret e vagjinës prekin njëri-tjetrin, edhe një penis i vogël shkakton ndjesi, ndaj kur muret nuk janë të tonifikuar dhe janë të lëshuar, edhe ndjesitë zvogëlohen.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...




























