Lajme

Certifikohet klasa e vitit 2022 e kursantëve të FSK-së, Mehaj publikon pamje

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 17 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS)  u trajnuan dhe certifikuan me sukses të lartë, Klasa 2022 e kursantëve për Instruktor të fitnesit fizik.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se edukimi fizik ushtarak përbën një nga aftësitë që duhet të zotërojë çdo ushtarak, së bashku me aftësitë teknike, mendore dhe emocionale, shkruan Gazeta Infokus.

“Edukimi fizik ushtarak në doktrinën tonë përbën një nga aftësitë që duhet të zotërojë çdo ushtarak, së bashku me aftësitë teknike, mendore dhe emocionale. Fitnesi fizik na mundëson të kemi forcën dhe energjinë e mjaftueshme dhe të domosdoshme për të realizuar detyrat taktiko-operative me sukses të plotë. “Trupi arrin atë që mendja beson.” – Napoleon Hill”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamje nga stërvitja:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera