Lajme

Certifikohen zyrtarët policor

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 29 June 2018

Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e certifikimit të zyrtarëve policor, e cila i dedikohet përfundimit me sukses të trajnimit të specializuar kundër terrorizmit.

Ceremonia lidhur me trajnimin e ofruar nga Carabinieri MSU, i financuar nga Bashkimi Europian përmes projektit “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës, në luftën kundër Krimit të organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të dhunshëm”, do mbahet sot në Bazën e MSU në Fushë Kosovë.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues nga institucione vendore dhe ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera