Sport

Çertifikohën 15 trainernër të Boksit

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 17 August 2017

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot ka bërë ndarjen e certifikatave për trajnuesit e boksit. Në kursin teknik për trajnerët e boksit u certifikuan 15 pjesëmarrës për ndjekjen e seminarit për arritjen e një ylli nga “Aiba”

Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Mehmet Bogujevci, vlerësoi lart kursin teknik shtatë ditor që është mbajtur në Prishtinë, në të cilin ligjëratat i mbajti eksperti ndërkombëtar, Mihail Takov.

Bogujevci tha se kjo është hera e dytë që federata në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar organizon  seminar për kualifikimin e trajnerëve, për certifikimin me një yll nga Federata e Boksit Botëror.

-Advertisement-

Bogujevci: Shpresoj që edhe këtë vit do të certifikohen pjesëmarrësit nga Federata e Boksit Botëror

“Këtë vit janë 15 pjesëmarrës dhe prej tyre presim se sa do të certifikohen nga Federata Botërore, ngase këtu ka qenë i deleguar nga Bullgaria, Mihail Takov dhe kur të shkojnë provimet në Federatë Botërore, atje do të dihet se kush e ka dhënë provimin, e kush se ka dhënë. Unë shpresoj që edhe këtë vit do të certifikohen shumica e pjesëmarrësve dhe është mirë për Federatën e Boksit dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi që të kemi sa më shumë trajner të kualifikuar, të licencuar për me mundur me i edukuar dhe  ushtruar sportistët e Kosovës”, theksoi Bogujevci.

Edhe Mihail Takov ka thënë se kjo është një arritje për Federatën dhe Kosovën, të cilët do të jenë kontribuues për zhvillimin e këtij sporti.

“Gjatë gjithë kësaj kohë sa kam marr pjesë në këtë kurs, jam munduar tërë kohën me I shpjeguar gjerët më të reja të cilat janë rregulla të “Aiba”, AB dhe C. Federata e Boksit, Komiteti Olimpik I Kosovës kanë me pasur zgjidhje të trajnerëve për me mundur me i shfrytëzuar në vende të ndryshme, ku shumica prej tyre(trajnerëve) janë të rinj dhe do të kenë përvojë më të gjatë”, tha Takov.

Pjesëmarrësi në këtë kurs, i cili u certifikua nga Federata e Boksit, Musli Zymberi tha se me anë të këtij trajnimi kanë arritur njohuri të mëdha për zhvillimin e boksit në Kosovë.

“Kemi mësuar shumë gjëra të reja për me zhvilluar boksin në të ardhmen në mënyrë më të rregullt dhe më të drejtë”, theksoi Zymberi.

Trajnuesit u ndanë të kënaqur me trajnimin dhe arritjet nga ky kurs. Kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Boksit të Kosovës është organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera