Celina rrëfen për Ipswich, Kosovën dhe jetën në Angli
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 06 November 2017
Sulmuesi i Kombëtare së Kosovës, Bersant Celina thotë se ai është i duke e dashuruar jetën tek skuadra e re, Ipswich Town.
Kosovari insiston se futbollistët e Ipswich janë “djemtë më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.” 21-vjeçari, i cili është huazuar tek skuadra e kategorisë së dytë angleze nga Manchester City, ka shënuar gjashtë gola në këtë stinor me Ipswich.
Bersant Celina është i lumtur në Ipswich Town. Mesfushori i kombëtares kosovare po kalon formën e karrierës tek skuadra e re, teksa shprehet i dashuruar me tifozët dhe jetën në Ipswich.
“Unë jam shumë i lumtur për veten time që po arrij të shënoj gola. Gjithashtu [jam i lumtur] për ekipin dhe për të gjithë tifozët”, tha Celina, në një intervistë të dhënë për mediumin lokal anglez, TWTD.
Përkundër spekulimeve, Celina, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar në Holandë me FC Twenten, thotë se po shijon plotësisht jetën në Portman Road.
“Unë me të vërtetë po kaloj mirë këtu”, këmbënguli ai.
“Këta janë djemtë më të mirë që kam luajtur ndonjëherë në një skuadër – ata janë të mahnitshëm. Ata janë të gjithë miq vërtetë të mirë. Unë jam i lumtur dhe në vendin e duhur”.
Celina, i cili më parë ka luajtur tetë ndeshje për Kombëtaren A të Kosovës, duke shënuar një gol, do të kalojë dy javët e ardhshme me kombëtaren U21 të Kosovës, të cilët zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese të enjten ndaj Izraelit dhe të hënën kundër Azerbajxhanit, raporton Insajderi.
“Unë kam dy ndeshje për t’i luajtur me ekipin tim kombëtar në vijim do të fokusohem tek ato ndeshje së pari, para se të kthehem sërish në Ipswich. Dua të qëndroj këtu për aq kohë sa do jetë e mundur. Jam i lumtur”, deklaroi Celina për TWTD.
Në lidhje me afërsinë që ka me tifozët dhe njerëzit në Ipswich, me të cilët ai shpejt u bë hero, Celina shtoi: “I vlerësoj shumë tifozët, ata po e shohin se unë po jap gjithçka”.
Të tjera
-
Policia dhe FSK nisin kërkimet për gjetjen e një 26 vjeçari në Prizren, që u raportua i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet p...
-
Magjistralja Prishtinë – Ferizaj në gjendje të tmerrshme pas rreshjeve të borës
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të ...
-
DASH porosi Vuçiqit dhe Serbisë pas sanksioneve ndaj NIS: Nuk ka biznes të zakonshëm me Serbinë
Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i...
-
Bedri Hamza: Do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin ta...
-
Deputetja Ganimete Musliu merr përkrahje nga vendlindja e saj: ndihet e bekuar, e vlerësuar dhe krenare
Deputetja Ganimete Musliu ka marrë mbështetjeje dhe përkrahjeje të jashtëzako...
-
Policia iu bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar në trafik për shka...
-
Qytetet e Kosovës mbulohen nga bora, ky është parashikimi i motit për fundjavë
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
26 vjetori i vrạsjes së gazetarit Enver Maloku, Presidentja kujton veprimtarinë e tij
Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetori...
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...