Lajme

Çelaj: Ne kemi vizion ta bëjmë Prishtinën metropol

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 12 May 2017

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, 14 prej tyre, kanë marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga kryteari i degës, Lirak Çelaj.

Në takim u shtruan çështjet lidhur me organizimin territorial të zonave zgjedhore, koordinimi me nëndegët dhe seksionet e Kryeqytetit si dhe fuqizimi i këtij procesi.

Kryeqyteti ofron mundësi dhe sfida, u tha në takim, do rishikim të operacionalizimit të detyrave si dhe ngritjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit në mes të nivelit lokal dhe qendror.

-Advertisement-

“Prishtina është më shumë se kryeqytet dhe zonë e rëndësishme zgjedhore, para së gjithash është burim i fuqisë intelektuale, dijes, të arriturave dhe shtetndërtimit. Ne kemi vizion ta bëjmë Prishtinën metropol, qytet të institucioneve, kulturës dhe traditës”, theksoi kryetari Lirak Çelaj dhe shtoi se bashkëpunimi me deputetët e nivelit qendror do të fuqizohet çdo ditë.

Deputetët që kanë vendbanim dhe jetojnë në kryeqendër, u theksua në takim, do të jenë përkrahës të fuqishëm dhe mbështetës të problematikave të kryeqendrës në Parlament duke i dhënë mbështetje pa rezervë degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Me këtë rast, Kryetari Çela tha se do të sjellim një praktikë të re të përfaqësim në parlament dhe do të quhen deputetë të lobimit dhe të përfaqësimit për Prishtinën metropol dhe Fillimin e Ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera