Lajme

Çeku thotë se Skenderaj s’pranoi të përfshihet në organizimin e manifestimit të Epopesë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 07 March 2024

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë Komuna e Skënderajt nuk ka pranuar të përfshihet në organizmin e manifestimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se të gjitha dëshmitë që i ka lidhur me këtë refuzim të Komunës së Skënderajt, sipas tij, do t’i publikojë të gjitha, njofton Klankosova.tv.

“Komisioni shtetëror është themeluar në shtatorin e vitit të kaluar dhe çuditërisht bash tani kur po mbahet Epopeja na qenka bërë problem pse keni pritur kaq shumë muaj për të reaguar, kjo më bën të besoj se nuk e keni sinqerisht, por vetëm për ta shfrytëzuar këtë momentum dhe po e përsëris edhe aktivitetet e tjera edhe Nata e Zjarreve edhe Koncerti po bëhen edhe do të bëhen në mënyrë më të mirë të mundshme”.

-Advertisement-

“Për fat të keq dhe kundër vullnetit tonë, Komunën e Skenderajt nuk e kemi të përfshirë sepse nuk kanë pranuar për t’u përfshirë, dëshmitë e kërkesave dhe shkresave që i kemi dërguar do t’i publikojmë”, ka thënë Çeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera