Çeku për Lojërat Mesdhetare: Në Kosovë do të bëhen bashkë 26 shtete nga tri kontinente

Autori: Gazeta inFokus
23:37 | 08 September 2023
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur për lajmin e madh që mori Kosova për të organizuar Lojërat Mesdhetare.
Çeku, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se kjo është një ngjarje ku do të bëhen bashkë shumë shtetet nga tri kontinente të botës, njofton Klankosova.tv.
“Shtatë dekada përvojë, shtetet e ndryshme nga Spanja Turqia nga Greqia, shtetet si Algjeria apo në të kaluarën edhe shtetet e rajonit tonë, kanë qenë organizatore të këtyre lojërave, dhe asnjëherë nuk është e lehtë kush i organizon, po flasim për një ngjarje multisportive, ku bëhen bashkë 26 shtete nga tri kontinente, ku po flasim mbi 25 disiplina sportive, edhe në kategorinë e meshkujve dhe të femrave”.
“Po flasim për mbi pesë mijë sportistë që do të vinë në Kosovë, dhe për një numër shumë të madh që do të vinë t’i përcjellin këto ngjarje”.
Çeku, mes tjerash tregoi se edhe investimet që do të bëhen, teksa shtoi se do të kërkojnë para shtesë nga të tjerët.
“Patjetër që do të bëhen shumë investime, çka na bën komod në këtë rrugëtim, shumë e paraparë për investime në infrastrukturë fizike sportive në shtatë vitet e ardhshëm ka qenë e paraparë në kornizën e qeverisë”.
“Mbi 250 milionë euro investime që do të ndodhin në këtë periudhë, këto janë investime vetëm me buxhetin e Republikës së Kosovës. Ne do të insistojmë që të ftojmë qoftë sektorin privat, partnerët e tjerë, qoftë donatorët e tjerë ndërkombëtarë”, shtoi ministri.

Të tjera
-
Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik
Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykat...
-
Sul*moi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar...
-
52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipa...
-
Sot tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuve...
-
Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj
Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj. Lajmin në polici e ka raportuar në...
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...