Çekët s’ndalen për vizat e Kosovës, thonë se do të provojnë ndryshe
Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 10 November 2022
Presidenca çeke, që aktualisht drejton Këshillin e Bashkimit Evropian, thotë se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur konsensus për çështjen e liberalizimit të vizave, ndonëse në takimin e dytë të Grupit Punues për Vizat nuk pati rezultat. Praga tani thotë se do ta trajtojë veç e veç me shtete çështjen e liberalizimit për Kosovën.
Duke e pasur parasysh kushtin francez nga takimi i tetorit, që heqja e vizave për kosovarët të lidhet me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, presidenca çeke kishte vendosur që vendeve anëtare t’ua dërgojë si kompromis edhe propozimin francez. Një muaj më herët, shtete si Suedia, Franca e ndonjë tjetër, ishin rreshtuar krah Francës që kosovarët të mund të udhëtojnë diku kah nëntori në BE kur sistemi ETIAS të hyjë në fuqi. ETIAS është i projektuar të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit. Por, disa shtete tjera të Unionit, nuk e kanë mbështetur këtë kusht shtesë të Francës. Vende si Gjermania kanë deklaruar që kosovarëve duhet t’u hiqen vizat sipas procedurave që janë aplikuar për vendet tjera të Ballkanit. Që i bie se, nëse do të kishte tash një vendim, vizat do të hiqeshin diku në pranverë.
Sidoqoftë, në një komunikatë për media nuk janë dhënë shumë detaje se pse nuk pasur pajtueshmëri në Bruksel.
“Përgjatë një diskutimi të gjatë, nuk është arritur konsensusi. Shtetet anëtare, sidoqoftë, kanë bërë progres të dukshëm në negociata”, thuhet në një deklaratë të Presidencës çeke, pas mbledhjes.
Por, çekët zotohen se do të vazhdojnë diskutimet e ndara me shtete, për të arritur rezultat në këtë çështje. Ata do të kryesojnë me Bashkimin Evropian gjatë 6 mujorit të dytë të këtij dhe do të jenë në krye të Unionit deri në fund të janarit.
“Presidenca do t’u kthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të provojë që sa më shpejt ta kryej punë në këtë çështje të rëndësishme”, thuhet tutje në deklaratën të Presidencës çeke”.
Sipas njoftimit, sot në mbledhjen e Grupit Punues është diskutuar propozimi që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit ETIAS.
“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian e ka mbajtur diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovës nën Presidencën Çeke. Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.
Në mbledhjen e grupit punues të vizave në Këshillin e BE-së, që u mbajt më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohej se kishin kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Të tjera
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kos...
-
Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet p...
-
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vendin e ngjarjes
Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Pol...
-
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’ – P...
-
Pamje para dhe pas zjạrrit që shpërthẹu në disa vende në Los Angeles
Me pesë zjarre që ende digjen në Los Anxhelos, dy më të mëdhenjtë – Eaton dhe...
-
Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka koment...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...