Lajme

CDU e Merkelit thotë se synon koalicion të madh me SPD-në opozitare

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 27 November 2017

Liderët e partisë së Unionit Kristiano Demokrat (CDU), të kancelares gjermane, Angela Merkel, thonë se janë pajtuar për tu angazhuar për koalicionin e madh me Partinë Social Demokeate (SPD) të krahut të majtë, në përpjekje për përfundimin e krizës politike në këtë vend.Daniel Guenther, lider rajonal i CDU-së, u tha mbrëmë gazetarëve se “ne synojmë që të kemi një qeveri efektive”.
Këto komente u bënë pas një takimi katërorësh të liderëve të CDU-së në Berlin, derisa ligjvënësit po i shqyrtojnë mënyrat për të lëvizur përpara, pasi përpjekja për formimin e koalicionit me të gjelbërit dhe demokratët e lirë, gjatë javës së kaluar ka dështuar.

Dështimi në këto bisedime e ka vënë në pikëpyetje mandatin e katërt të mundshëm të njëpasnjëshëm të zonjës Merkel për kancelare të Gjermanisë.

Lideri i SPD-së, Martin Schulz, më parë ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë për të tretën herë në koalicion të madh me CDU-në, pasi partitë aleate të SPD-së, nuk arritën rezultate të kënaqshme në zgjedhjet e 24 shtatorit.

-Advertisement-

Sipas një hulumitmi më të ri të opinionit, 52% e gjermanëve e mbështesin formimin e koalicionit të madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera