Lajme

Çaushi: PDK-së po i ikin njerëzit si në kohën e okupimit serb

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 19 May 2017

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po i ikin njerëzit më shumë se sa kur kanë ikur në kohën e okupimit serb. Madje PDK-ja, është personifikim i një pushteti shtet rrënues dhe dështues.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.

Sipas tij, politika e PDK-së dhe kapja e shtetit nga kjo e fundit ka bërë që Vetëvendosje mos të jetë asnjëherë partner me të.

-Advertisement-

“Kemi thënë që PDK-ja aktuale është opsion i pa mundur për Lëvizjen Vetëvendosje, është e keqja më e madhe që e ka kaluar Republika e Kosovës, është personifikim i një pushteti – shtet rrënues dhe dështues në një pushtet, ku njerëzit po i kin më shumë se sa në kohën e okupimit serb. Një pushtet që ka shkaktuar depresionin më të madh prej kohës së para luftës gjatë luftës kisha me thanë, me këto rrethana me këtë politikë më këtë kapje të këtij subjekti nuk mund të jetë në asnjë mënyrë partner i joni”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për bisedat me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që kinse për një bashkëpunim të mundshëm, deputeti Çaushi ka thënë se është përfolur që Vetëvendosje nuk ka pranuar bashkëpunim, por ka shtuar se kjo e fundit nuk ka kërkuar bashkëpunim, porse ka ardhur vetëm me një kërkesë ekskluzive, e që sipas tij, “kjo kërkesë ka qenë që të mos sulmohen nga Vetëvendosje për të kaluarën e tyre”.

“Është folur nga shumë mediume nga shumë zëra se ne nuk kemi pranuar bashkëpunime, dua të them që nuk ka pasur asnjë interes të shprehur nga LDK e Kosovës edhe diskutimet e djeshme për bashkëpunim me VV-në, as një iniciativë, as një thirrje, e as një hapje nga LDK-ja për bashkëpunim. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se ne nuk kemi pranuar, në radhë të parë një kërkesë të tillë, ajo çka ata kanë kërkuar, është komplet interes i ngushtë politik. Kanë kërkuar mos me sulmu, sepse e dinë të kaluarën e tyre gjatë kësaj fushate, nuk ka qenë Vetëvendosje që e ka blloku procesin, por kanë ardhur në këto takime me kërkesën ekskluzive që të mos sulmohemi, për ndryshe me asnjë vullnet për çfarëdo lloj bashkëpunimi”, ka thënë ai.

Çaushi ka folur edhe për Demarkacionin dhe “zajednicën”, ku ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë me qëndrimin e së kaluarës dhe se vetëm faktet dhe argumentet shkencore mund të ndryshojnë.

“Ne e trajtojmë si do të duhej trajtuar ky problem me gjendjen me realitetin me atë që është konstatuar nga perspektiva shkencore, dhe natyrisht që ne e kemi kundërshtuar e kemi propozuar një plan 5 pikësh diku mbi një vit më herët, dhe mendojmë se ky proces duhet rifilluar dhe duhet të bërë në mënyrën me parametra me parakushte të duhura siç ndodhë në vendet tjera,” u shpreh Çaushi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera