Sport

Cassano: Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 04 February 2018

Cassano beson se Buffon mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare.
Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Gigi Buffon, ditë më parë mbushi 40 vjeç dhe është duke shqyrtuar mundësinë që të luajë edhe një sezon me “Zonjën e Vjetër”, para se t’i varë atletet nga futbolli i luajtur.

40 vjeçarit i skadon kontrata në qershor dhe pavarësisht se vazhdimisht thoshte se mund të pensionohet në vitin 2018, ai dëshiron ta shijojë futbollin të paktën edhe për një vit.

Këtë e ka mbështetur edhe ish shoku te Kombëtarja e Italisë, Antonio Cassano, sipas të cilit, Gigi Buffon pa probleme mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare.

-Advertisement-

“A e keni parë pritjen që bëri në Bergamo? Ai ka gjithçka, si mundet një si ai të mos luajë më?”, tha sulmuesi për “Corriere della Serra”.

“Portieri mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 45 vjeçare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera