Sport

Casillas, mendime kontradiktore për rikthimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 03 May 2019

Pasi frikës së madhe dhe ndërhyrjes kirurgjikale, për Iker Casillasin që u godit nga një infarkt në zemër është koha të nisë rikuperimin. Portieri 37-vjeçar flitet se do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë.

Por, për të ardhmen e tij në fushën e gjelbër duket se ka shumë mendime kontradiktore. Për mjekun e skuadrës së Portos, Casillas do të shërohet plotësisht, ndërsa për ish-mjekun e përfaqësueses spanjolle, ai do të duhet t’i thotë përfundimisht lamtumirë futbollit.

“Casillas do të shërohet plotësisht, por pasi ta ketë kaluar këtë fazë do të jetë ai, që do të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo”, tha Dr. Nelson Puga në një intervistë për “A Bola”.

-Advertisement-

Ndërsa mjeku spanjoll, Antonio Corbalan e dha mendimin e tij në një intervistë për TVE-në.

“Është e vështirë që ai të kthehet të luajë. Sigurisht Iker do t’i kthehet jetës normale, por jo futbollit profesionist”, tha Corbalan.

Casillas, që pasditen e së mërkurës postoi në rrjetet sociale një foto të tij duke vërtetuar se e kishte kaluar rrezikun, do të duhet të qëndrojë në repartin intensiv koronarik në Spitalin e Oportos, të paktën deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, në drejtim të tij nuk kanë rreshtur mesazhet inkurajuese të dërguara nga të gjithë kolegët e tij, i fundit i të cilëve ishte ai i Lionel Messit pas përfundimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera