Sport

Casillas kërkon qetësi dhe maturi në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 01 June 2018

Ish kapiteni Madrilen, Iker Casillas ka kërkuar qetësi dhe maturi në klubin Madrilen pas largimit të Zinedine Zidane.

Në një intervistë për TV Azteca, ish kapiteni legjendar foli rreth dorëheqjes së Francezit: ”Trashëgimia e Zidane do të jetë e vështirë të mposhtet, do të jetë e vështirë për trajneri që vjen tani: ajo që Real Madridi ka nevoj tani është qetësia dhe maturia. Zidane ka udhëhequr ekipin në 3 triumfe radhazi të Champions League dhe kjo do të jetë shumë e vështirë të zëvëndësohet.”.

”Si trajner, Zidane dinte se si të fitonte zemrat e tifozëve dhe Madridizmit. Duhet të respeketojmë vendimin e tij dhe t’a falenderojmë për gjithcka që ka bërë gjatë këtyre dy viteve e gjysmë në krye të ekipi.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera