Uncategorized

Casillas jep alarmin pas kolapsit të Eriksen dhe Aguero

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 04 November 2021

Pas ngjarjeve që i ndodhën Christian Eriksenit në “Euro 2020” dhe problemeve me zemrën të Sergio Aguero, Iker Casillas kërkon me forcë parandalimin dhe vëmendjen ndaj testeve kardiake te futbollistët.

Duke folur në një ceremoni në Lisbonë, lidhur me këto çështje, ish-portieri i Spanjës, Real Madridit dhe Portos pati mundësinë të thoshte fjalën e tij. “Sot kemi nevojë për parandalim, parandalim më të madh, – filloi Casillas, duke folur për testet kardiake te futbollistët dhe sportistët në të gjitha disiplinat në përgjithësi.

– Rastet e lojtarëve që ndihen keq në fushë tani janë bërë të zakonshme. Ekipet janë të pajisura me stafe mjekësore, por shpesh flasim dhe alarmohemi vetëm kur ndodhin gjëra të caktuara, si rasti im në stërvitje, apo i Eriksen dhe Aguero gjatë ndeshjeve”.

-Advertisement-

Një pasazh edhe për atë që i ndodhi atij në maj 2019, kur gjatë një seance stërvitore u godit nga një atak në zemër. “Kur pësova sulm në zemër, të gjithë shokët e mi iu nënshtruan kontrolleve të mëtejshme.

Ajo që mbaj mend nga ai moment është se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mezi e kuptova se çfarë po ndodhte. Isha shumë keq, nuk merrja dot frymë, por ndërhyrja e shpejtë e mjekëve më mbajti në jetë. Tani iu nënshtrohem kontrolleve periodike”, – kujton ish-portieri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera