‘Çartet’ Bylbyl Sokoli pas barazimit me Feronikelin, ka disa fjalë për futbollistët e tij

Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 15 February 2021
Gjilani nuk ka arritur me shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Feronikeli, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golin për vendasit e shënoi Adem Maliqi në minutën e 26’, kurse për mysafirët realizoi Muhamed Useini në minutën e 54’.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasve, Bylbyl Sokoli, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë me futbollistët e tij.
“Nuk jam i kënaqur as me lojën e as me rezultatin. Kjo është e pa tolerueshme, pasi që nuk jemi marrë vesh para ndeshjes. Nuk është aspak korrekte dhe nuk shkon me përgatitjen që kemi bërë për këtë takim. Futbollistet nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh. Kemi shumë punë për t’u përmirësuar. Kështu nuk guxojmë të luajmë asesi”, deklaroi fillimisht Sokoli për “Art Sport”.
Tutje ai foli edhe për largimin e Jacksonit dhe Frashërit.
“Jackson ka qenë i padisiplinuar dhe është kërkuar të largohet, ndërkohë Frashëri ka kërkuar që të lirohet dhe klubi i ka plotësuar këtë kërkesë. Megjithatë, ne nuk kemi problem me fazën e mbrojtjes, pasi që kemi Sorsan, njërin prej mbrojtësve më të mirë në ligë. Ne kemi probleme me disiplinën taktike, gjë të cilën duhet ta përmisojmë në ndeshjet e radhës”, përfundoi Sokoli.
Pas këtij barazimi, Gjilani renditet i katërti me 30 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...