Sport

Carlos Tevez në bisedime për t’u larguar nga Kina

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 05 January 2018

Carlos Tevez është në bisedime me Shanghai Shenhua për ta siguruar një lirimin e hershem nga kontrata në mënyrë që të rikthehet te Boca Juniors, raporton Youth Daily.

Argjentinasi 33-vjeçar dështoi të rikthehej brenda afatit të caktuar në stërvitje parasezonale me skuadrën këtë të enjte në Marbella, prandaj Shenhua tashmë është e gatshme ta largojë atë në drejtim të Argjentinës, transmeton Express.

Megjithatë, Shenhua nuk dëshiron t’ia bëjë Tevezin një pagesë të madhe, gjersa bisedimet për një marrëveshje të re vazhdojnë, në mënyrë që t’i lejohet ish-sulmuesit të Manchester United të largohet nga Kina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera