Lajme

Çarje e LDK-së në Obiliq, dorëhiqet nënkryetari i rinisë – akuzon Xhafer Gashin

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 03 September 2023

Plator Asllani, nënkryetar i parë i Forumit Rinor të LDK-së në Obiliq ka njoftuar vendimin për dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqëson.

Ai ka pasur akuza ndaj kryetarit aktual, Xhafer Gashi, duke thënë se s’i ka mbajtur premtimet e bëra në fushatë dhe se ka ndikuar që t’i “vidhen” disa vota në garën zgjedhore për asambleist të kësaj komune

“Qytetarë të nderuar, si një i ri pa ndonjë eksperiencë të madhe politike, i mbështetur nga armata e të rinjëve, nga familja ime por verbalisht edhe nga kreu i IQO-së Xhafer Gashi për herë të parë i jam futur garës zgjedhore si kandidat për asamble komunale në kuadër të Iniciativës qytetare për Obiliq.

-Advertisement-

Në një garë konkurente, përkundër padrejtësive që më janë bërë, duke i mbështetur kandidatët të caktuar nga lidershipi i IQO-së, megjithatë arrita t’i marrë afro 300 vota”, shkroi ai në Facebook.

Asllani megjithë këtë situatë thotë se ka vazhduar aktivitetet e tij për ta ndihmuar Gashin si dhe për të përmirësuar jetën e rinisë së Obiliqit, por që pas zgjedhjeve nuk ka hasur në ndihmën e kreut të Obiliqit.

Pas arritjes së qëllimit, gjërat fatkeqsisht ndryshuan me të madhe.Premtimet e kryetarit mbeten vetëm fjalë.Tashmë u harruan ata që kontribuan më së shumti për fitore, ndërsa filloi avancimi i njerëzve pa kredibilitet dhe në baza jo meritore, nganjëherë edhe në baza të kalkulimeve të dyshimta e abuzive …

I zënë ngusht nga pamundësia për të qenë zë i interesave të të rinjëve dhe njerëzve me kontribut nga shpërfillja deri në injorim nga udhëheqja e komunës, duke qenë i bindur që tashmë LDK-ja e re në Obiliq nuk përfaqson as idealin tonë për drejtësi, e as traditën e kulturën e LDK-së, dhe i shtyrë nga shumë njerëz të mirë, Unë njoftojë distancimin dhe dorëheqjen time të pakthyeshme”, u shpreh ai ndër të tjera

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera